Mjekët nga Turqia, në bashkëpunim me stafin e mjekëve dhe infermierëve nga klinikat e QKUK-së, kanë kryer 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijë dhe 26 raste në sallën e kateterizimit në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë.
Bëhet e ditur se operacionet dhe ndërhyrjet e tjera po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas një njoftimi nga ShSKUK-ja drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, gjatë ditës së sotme ka pritur ekspertët nga Turqia. Ekipi i mjekëve po qëndron në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës Muntada Aid, z.Kabir Miah, kurse koordinimin punës e ka bërë dr. Ramush Bejiqi.
Po ashtu pritet edhe një delegacion tjetër i mjekëve dhe ekspertëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vijë në Kosovë gjatë muajit shtator, për të operuar fëmijë të tjerë që kanë probleme me zemër.
Njoftimi i plotë:




