Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky biomarker mund të zbulon më saktë sëmundjen e Alzheimerit

Jetë 22/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundja e Alzheimerit, një gjendje neurodegjenerative që shkakton dëmtim të kujtesës ishte fokusi i një studimi të ri të publikuar nga studiuesit suedezë.

Studiuesit krijuan një ‘proces zbulimi të sëmundjes’ me dy hapa që mund të ndihmojë në reduktimin e testeve të panevojshme invazive që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash, studiuesit besojnë se ky proces mund të përmirësojë saktësinë diagnostike dhe të zvogëlojë kostot e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Studiuesit nga Universiteti i Goteborgut në Suedi së fundmi kanë bashkëpunuar me studiues në Kanada në përpjekjet për të përmirësuar testimin për sëmundjen e Alzheimerit.

Sipas Shoqatës së Alzheimerit, kjo sëmundje është forma më e zakonshme e demencës dhe prek afërsisht 10% të njerëzve mbi moshën 65 vjeç në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa numri i njerëzve me Alzheimer vazhdon të rritet, është e domosdoshme që studiuesit të gjejnë mënyra për ta zbuluar më shpejt sëmundjen dhe të fillojnë ndërhyrjet për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes.

Një test i disponueshëm që mund të ndihmojë në procesin e diagnostikimit për sëmundjen e Alzheimerit është biomarkeri i gjakut p-tau217. Kjo analizë kontrollon për një grumbullim të proteinës amiloide, e cila mund të shkaktojë dëmtim të organeve.

Së pari, studiuesit kombinuan testimin e p-tau217 me faktorë të tjerë rreziku tek njerëzit me dëmtim të lehtë njohës për të përcaktuar rrezikun e tyre për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.

Më pas, ata kryen një test biomarkerit të lëngut cerebrospinal te njerëzit që ata përcaktuan se kishin një rezultat të pasigurt rreziku.

Ky proces me dy hapa rezultoi në një përmirësim në numrin e negativëve ose pozitivëve të rremë, raportojnë studiuesit në punimin e tyre studimor, të botuar në “Nature Aging”.

Strategjia mund të zvogëlojë nevojën për teste invazive

Në varësi të ndjeshmërisë së testimit (i butë, i moderuar ose i rreptë), studiuesit panë rezultate 88.2%, 90.5% dhe 92.0% saktësi për përgjigje pozitve të gjetjes së proteinave të amiloidit.

“Këto rezultate tregojnë se kjo rrjedhë e punës mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e pacientëve që kanë nevojë për testime të avancuara duke përdorur biomarkerët [lëngu cerebrospinal] ose skanime PET duke ruajtur një saktësi të lartë të klasifikimit të përgjithshëm,” shënojnë autorët në punimin e tyre.

Në përgjithësi, shqyrtimi ishte shumë i saktë në identifikimin e njerëzve që ishin në rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Nëse kërkimet e mëtejshme vërtetojnë se kjo metodë është efektive, në përgjithësi do të rezultonte në një reduktim të testeve të panevojshme invazive te njerëzit që tashmë janë në rrezik të lartë për sëmundjen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPijet dietike ashtu si soda e rregullt mund të rrisin nivelet e insulinës, zbulon një studim i ri
Artikulli i rradhës Kryhen 12 operacione kardiokirurgjike te fëmijët dhe 26 raste të kateterizimit nga mjekët e Turqisë me stafin e QKUK-së

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.