Lindja e parë si rezultat i transplantit të mitrës në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur në Teksas, duke shënuar një moment historik për mjekësinë amerikane.
Një grua që kishte lindur pa mitër lindi fëmijën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Baylor në Dallas rreth një vit pas marrjes së mitrës nga një infermiere 36-vjeçare nënë e dy fëmijëve që jeton pranë spitalit, transmeton Gazeta Shneta.
Zëdhënësi i spitalit Craig Civale konfirmoi të premten se lindja kishte ndodhur, por nuk kishte dhënë detaje të tjera.
Sipas Daily Mail, spitali nuk e identifikoi gruan, duke ruajtur privatësinë e saj.
Zbulimi vjen pas viteve të përpjekjeve të spitaleve të ndryshme për të përsosur artin e transplantimeve të mitrës./Gazeta Shneta/