Një infermier është rrahur nga pacienti në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Pacienti me inicialet GJ.K 34 vjeç, banor i Trozhanit të Lezhës ka goditur për shkak të detyrës infermierin M.S 39-vjeç, bashkëvendas me sulmuesin.
Policia e Lezhës kishte arritur ta arrestonte pacientin, pasi ishte njoftuar nga personeli i spitalit për incidentin.
Arsyeja e dhunës mbetet e paqartë, mirëpo policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Shëndeti/