Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kthehen në punë punëtorët teknikë të QMF-ve, u rriten pagat nga 220 në 400

Lajme 05/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Punëtorët teknikë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ndaluan punën për disa minuta pasi iu kishte skaduar kontrata.

Por pas takimit të kryetarit të sindikatës së pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi me drejtorin e shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku dhe zyrtarëve tjerë u mor vendimi se që nga e hëna punëtoret do të jenë më kontrata dhe me paga të reja, nga 220 sa e kanë aktualisht në 400 euro.

Të martën punëtorët teknik në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk e nisën punën si zakonisht.

Por të gjithë u bën bashkë e u ulën në këtë vend për të pritur kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi.

E më të ardhë, Azemi pati një kërkesë.

Azemi, tha që kjo kërkesë për ndaljen e shërbimeve higjienike u bë për shkak që punëtorëve i ka skaduar kontrata.

Po ashtu kryetari i sindikatës së sektorit privat, tha që kërkesë e punonjësve është edhe rritja e pagës.

Çështja e pagës krijoi edhe shqetësime tek punëtorët.

“220 tash na kanë thënë, 270 e kena marrë të fundit po qe sot i 5-ti e hala s’kemi marrë rrogë, kush nuk din çka po bohet veç Zoti ishalla ndor na ka”, u shpreh punëotrja Miradije Makolli.
Ndërsa Kumrije Shabani përveç pagës ka edhe kërkesa tjera.

Mënyra me e mirë kish me qenë na mu kthy me të shtetit qysh kemi qenë po na kane privatizu për interesa të vetat se për neve s’u kanë ngusht kërkush por edhe pagën me pas ma të naltë”, deklaroi Shabani.

Pasi kryetari Azemi i bëri kërkesat, u ngjit një kat më lart.

Aty u takua me Drejtorin e Shëndetësisë në Komunë të Prishtinës, Izet Sadiku dhe zëvendës drejtorin e QKMF-së, Rrezart Halilin.

Pas gjysmë orë, Sadiku dhe Halili morën një vendim.

“Drejtori kërkon nga ne që të punojmë deri të premten, të premten eventualisht të hënën do i kemi kontratat, dhe morëm një lajm të mirë që paga do të jetë 400 euro”, tha Azemi.

Në kontratën e re paga do të jetë me rritje ashtu siç u morëm vesh me 400 euro bruto”, tha drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.

E kështu me shtrëngime duarsh, ata u pajtuan në mes vete dhe punëtorët iu kthyen punës./tëvë1/

Artikulli paraprakVideo-lojërat mund të përmirësojnë aftësitë motorike te fëmijët autikë
Artikulli i rradhës Stili i jetesës mund të përcaktojë se sa mirë do të funksionojë ilaçet e juaja

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.