Kujdes, ilaçet ua zvogëlojnë aftësitë vëzhguese gjatë vozitjes

2017-03-01 në ora 17:31

Është parë se numri më i madh i aksidenteve, është bërë nën efektin e përdorimit të ilaçeve.

Shoferët të cilët kanë pirë një ilaç apo një tjetër, kanë qenë më të pavëmendshëm gjatë ngarjes së makinës dhe jo pa shkak.

Pirja e ilaçeve zvogëlon aftësitë vëzhguese dhe nuk është fjala vetëm për rastet kur merren ilaçe të forta por edhe për qetësues të thjesht.

Reagimi i shoferëve, nën efektin e ilaçeve, është më i dobët duke bërë që të shpërfillin rreziqet e mundshme që kthehen në aksidente.

Midis ilaçeve të ndryshme, ato më të rrezikshmet janë antidepresantët, ilaçet e alergjisë dhe ato të dhembjeve.

Duhet të kalojnë të paktën 12 orë nga koha kur keni marrë ilaçin që t’i jepni makinës.