Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdes nëna, këto janë produktet që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë

Jetë 21/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
close up of a Recycling plastic
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e grave shtatzëna e dinë se duhet të shmangin gjëra të tilla si alkooli apo duhani gjatë kohës që janë shtatzënë, si dhe ushqime të caktuara si sushi dhe djathrat e butë. Por jo shumë gra shtatzëna kanë dëshirë të largohen nga parfumat apo kremrat e tyre.

Problemi qëndron tek një lloj elementi kimik që quhet ftalat. Është pothuajse e pamundur ta shmangësh krejtësisht, pasi është e përhapur kudo.  Ftalatet gjenden në prodhime plastike, duke përfshirë paketimin, lodra dhe veglave të kopshtit, si dhe në kozmetikë dhe produkte të tjera të kujdesit personal.

Ata mund të veprojnë si hormone dhe të ndërhyjnë në zhvillimin gjenital të mashkullit, si dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Rreziqet e ftalateve, megjithatë, fillojnë para lindjes. Një studim tregoi se fëmijët nënat e të cilave ishin të ekspozuar ndaj ftalateve gjatë shtatëzanisë kishin më shumë gjasa të kishin probleme me veprimet normale të trupit, jo vetëm në sporte por edhe në aktivitetet e përditshme, transmeton Gazeta Shneta.

Edhe nëse është e pamundur të shmanget tërësisht, ekzistojnë mënyra se si gratë mund të ulin ekspozimin ndaj tyre:

Kufizimi i ekspozimit ndaj plastikës, sidomos çdo gjë me numrin 3 ose 7 mbi to. Përdorni enë qelqi, qeramike ose metalike për ushqim dhe pije; Mundohuni të blini ushqime që nuk vijnë në paketim plastik.

Nëse ju duhet të përdorni plastikë, lani atë me dorë, në vend se në pjatalarëse për të kufizuar kullimin nga kimikatet; Shmangni çdo gjë me aromë në të, pasi fthalatet përdoren zakonisht për të krijuar aromat.

Shikoni produktet kozmetike dhe personale të punuar me dorë që nuk përdorin asnjë kimikate Prodhimet si mjalti, vaji i kokosit, sode buke, uthull dhe kripë mund të përdoren në vend të shumë produkteve të bukurisë komerciale; Lani duart shpesh me sapun dhe ujë.

Pasi fëmija të lindë, vazhdoni të jeni të vetëdijshëm për kimikatet që mund të shkaktojnë dëm. Ne nuk mund t’i shpëtojmë të gjitha kimikateve të dëmshme rreth nesh, por  duhet të provojmë gjërat më të sigurta për fëmijët tanë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjihuni me nënën që lindi gjashtënjakë për 10 minuta
Artikulli i rradhës 8 shenja gjatë shtatzënisë që tregojnë se do të lindni vajzë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.