Ngjarjet stresuese në jetë, të tilla si vdekja e ndonjë të afërmi, divorci, apo shkarkimi nga puna, mund të plakin trurin për të paktën 4 vite më shumë, bëjn të ditur studiuesit nga SHBA.
Këta studiues kanë vëzhguara performancën e memories dhe të menduarit në 1300 persona në moshën 50 vjeçare, për të analizuar shëndetin e trurit të tyre. Ky studim nuk ka vëzhguar rrezikun nga dementia, dhe këta ekspert theksojnë se mund të ketë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në këtë rast.
Përfundimet shkencore në të cilat kanë arritur pas studimit të tyre, janë publikuar edhe në konferencën, Alzheimer’s Association International Conference, që është mbajtur në Londër.
Megjithëse studiuesit nuk kanë mundur të bëjn një ndërlidhje direkte në mes stresit dhe rritjes së dementies, eksperiencave stresuese, janë të njohura që kanë ndikim në funksionet e trurit, të cilat pas një kohë do të drejtohen në çrregullime mendore në raport më të gjatë kohor, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Si t’i qëndroni larg kësaj dukurie?
Qëndroni aktiv fizikisht për të paktën 30 minuta, 5 herë gjatë javës;
Mos pini duhan, ose heqni dorë nëse jeni duke e pirë;
Konsumoni ushqime të shëndetshme, ku përfshihen vajrat e peshkut, fruta, perime, etj.;
Mbajeni largë alkoolin, maksimumi 14 njësi për një javë;
Menaxhojeni gjendjen tuaj shëndetësore, si tensionin e gjakut, kolesterolin, diabetit, etj.
Ushtrojeni trurin me anë të fjalëkryqeve, gjetjen e fjalëve enigmë, puzzle, dhe ativitet të tjera. /Gazeta Shneta/