Komedianja australiane Fiona O’Loughlin, ishte në koma për katër javë rresht me diagnozë të helmimit nga monoksidit i karbonit për shkak të radiatorëve në dhomën e saj.
Fiona O’Loughlin e di se sa e rrezikshme mund të jetë një radiator në dimër, kështu vendosi të flasë për një përvojë që gati ia morri jetën shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Komedianja ra në një koma katërjavore dhe iu dha një shans prej shtatë përqind qind për të jetuar pas vuajtjes së helmimit nga monoksidi i karbonit.
Ajo ndau historinë tronditëse me Jo dhe Lehmo të Gold104.3 dhe pranoi se ‘demonët’ e saj nuk i ndihmonin asaj ta merrnin përsipër atë që po ndodhte.
“Simptomat vazhduan rreth një muaj rresht. Fillova të harroja gjëra, mendova se po diagnostifikohesha me Alzhemier. Fillova të harroja gjëra elementare, duke filluar nga emrat e fëmijëve të mi.”, tha ajo.
Fiona vazhdon të shpjegojë se ajo ishte në një gjendje shumë të keqe në spital, në një koma një-mujore. Në fakt, helmimi i monoksidit të karbonit pothuajse e vrau.
“Gjatë dimrit, ka një numër më të madh të helmimeve në të gjithë botën, ndërsa njerëzit mbyllen në ambiente të mbyllura përpara ngrohësve për të shmangur të ftohtin”, tha Dr Sam.
“Kontrolloni rregullisht zjarrin dhe ngrohësit për të siguruar që ata janë duke punuar në mënyrë të rregullt, por më e rëndësishmja, mbani dhomat e ajrosura.”, këshilloi ai.
Dr Sam thotë se nëse shqetësoheni, shkoni dhe vizitoni mjekun tuaj, por nëse simptomat tuaja duken të rënda të shkoni menjëherë në spital, sepse mund të keni nevojë për terapinë e oksigjenit dhe monitorimin e mëtutjeshëm./Gazeta Shneta/