Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdesi për kërthizën e bebes, mos e harroni këtë gjë

Jetë 02/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Derisa bebja është në mitër gjithçka çfarë i duhet e merr prej jush përmes placentës dhe kordonit umbilikal.

Pas lindjes së bebes ky kordon pasi shtrëngohet me një kapëse plastike, prehet me gërshërë; kordonin mund ta presë edhe burri juaj ose e pret mamia. Në kordon nuk ka mbaresa nervore, kështu që as ju e as bebja nuk do të ndieni dhimbje dhe asnjë ndjenjë tjetër.

Pasi të prehet kordoni, në vendin ku ka qenë i ngjitur për barkun e bebes, do të mbetet një cungel i gjatë 2-3 cm. Ky cungel duhet të mbahet pastër derisa të bie. Cungeli i kërthizës mund të bie prej ditës 5 deri 15 pas lindjes, por zakonisht bie pas një jave.

Me kalimin e ditëve kordoni e ndryshon ngjyrë nga e verdhë ose gjelbër në ngjyrë kafe të errët ose të zezë, derisa të bie vetvetiu. Lëreni kordonin të bie vetë dhe mos e tërhiqni!

Kordonin mbani të pastër. Gjithmonë lani duart përpara dhe pasi t’ia ndërroni bebes pelenën. Kordonin e mbani pastër duke e larë beben ose duke e fshirë me peceta të lagura me ujë të vakët. Mos e vishni beben ngushtë në mënyrë që kërthiza e bebes të ketë kontakt me ajrin.

Nëse kordoni laget nuk do të thotë se do të ngadalësohet shërimi i tij ose që favorizohet infeksioni. Pas larjes terni kordonin me shumë kujdes me një peshqir të butë. Lini që të teret kordoni para se t’ia veni pelenën. Mos e mbuloni kordonin me pelenë dhe përvileni pelenën më poshtë kërthizës në mënyrë që të mos e fërkojë dhe iritojë kërthizën.

Mos përdorni antiseptik për kërthizën, sepse mund ta vonojë rënien e kërthizës. Mjafton vetëm që ta mbani pastër.
Pasi që të bie kërthiza, në barkun e bebes mbetet një plagë e cila do të shërohet për 7-10 ditë. Nga plaga mund të rrjedhë pak gjak, por kjo është normale prandaj mos u shqetësoni.

Nëse vëreni se pjesa përreth kërthizës është e enjtur dhe e skuqur, nëse kërthiza është e enjtur dhe mban erë, nëse bebja ka ethe, është e përgjumur dhe nuk pin, atëherë patjetër kontaktoni mjekun, sepse këto janë shenja se kërthiza është infektuar.

Artikulli paraprakDoni fëmijë më intelegjentë? Ushqeni sikurse japonezët
Artikulli i rradhës Disa këshila për t’i ikur gripit në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.