Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdesuni për shëndetin mendor të të dashurve tuaj!

Jetë 26/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetvrasja, nuk është një vendim që merret aty për aty. Është një ndjenjë pikëllimi, dëshpërimi e faji që akumulohet ndër vite.

Nuk mundet një njeri ta vrasë veten për një shqetësim të çastit, dhe përshkrimi i familjarëve pas vdekjes së viktimës, “Ishte mirë, vinte, shkonte, fliste, nuk bënte probleme, dukej kështu e dukej ashtu”, është një tregues i dhimbshëm se në shumicën e familjeve tona antarët tjerë kurrë nuk pyeten “Si ndihesh (emocionalisht)? Si je?” Ata nuk e njohin gjendjen shpirtërore të njerëzve përreth. Ata nuk i njohin mirë të dashurit e tyre. Kjo distancë emocionale sa është e dhimbshme, është edhe përgjegjëse.

Në rast të ndonjë virusi apo gripi, organizohen ceremoni vizitash nga farefisi me qeset plot banane e boronica. Por, t’i shkojë nëpërmend dikujt se dikush vuan shpirtërisht, ta kuptojë dikush ngarkesën psikologjike të dikujt, në kulturën tonë nuk gjen zbatim një kujdes i tillë fatkeqësisht. Vetvrasja mbetet një “Akt individual” dhe përfundon me ceremoninë e varrimit duke lënë prapa një mister dhe një mal pikëpyetjesh në kokën tonë, e duke mos bërë asnjë hulumtim që merret me këtë fenomen, në mënyrë që të jepen paralajmërime apo edhe rekomandime se çka duhet bërë dhe si duhen menaxhuar situatat depresive apo stresuese, shkruan SuperGrate.

Nga paslufta e deri më tash në vendin tonë afërsisht janë kryer mbi 950 akte të vetvrasjeve. Kjo shifër në proporcion me numrin e banorëve në Kosovë është shqetësuese dhe institucionet duhet ta marrin seriozisht trajtimin e kësaj dukurie (sepse është shndërruar tashmë në dukuri).

Në rrafshin global depresioni është ndër vrasësit kryesor. Kurse në Kosovë, vjen i treti me radhë pas vdekjeve natyrale dhe aksidenteve në komunikacion.

Pyetini njerëzit që keni përreth se si ndihen. Kujdesuni për anëtarët e familjes, sidomos shtoni kujdesin ndaj atyre që ndryshojnë sjellje dhe humbin interesin. Mos gjykoni! Por, dhuroni dashuri. Vështroni te afërmit përtej dhimbjeve fizike. Të shpëtosh një jetë është sikur ta shpëtosh tërë njerëzimin!

Artikulli paraprakNdodh mrekullia. Gruaja zgjohet pas 27 viteve në koma
Artikulli i rradhës Orari i çrregullt i gjumit ndikon tej mase të ardhmen e fëmijëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.