Ardhja në jetë e një fëmije përbën një gëzim të madh për nënën por bebja ndryshon tërë përditshmërinë e familjes.
Kështu edhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Kaltrina Mikushnica, është larg aktiviteteve profesionale për shkak të kujdesit të dy vajzave të saj.
Ajo është bërë nënë për herë të dytë dhe si duket se nënëria po i pëlqen mjaft shumë, shpesh ajo bënë shëtitje në vende të ndryshme me dy vajzat e saj.
Për Marën e vogël, Kaltrina thotë se vajza i ka ngjarë asaj. “Melaqja, e urtë si mami i vet”, shkruan përbri fotos, moderatorja.