Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje në ora 15:00 për të vendosur në lidhje me masat e reja kundër pandemisë.
Mediat kanë raportuar se Qeveria pritet të marr vendim në bazë të rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për mbylljen e gastronomisë nga data 6 deri më 18 prill.
Me këtë vendim pritet të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe ato sportive, ndërsa lëvizja e qytetarëve do të jetë e kufizuar nga ora 22:00 deri në 05:00.
Por këtë vendim të paralajmëruar, e kanë kundërshtuar sektori i biznesit në Kosovë dhe ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Ky i fundit ka deklaruar se Kosova tashmë është e gatshme të përballojë situatën më mirë sesa ka qenë vitin e kaluar duke pasur më shumë kapacitete testuese dhe spitalore.
Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi, ka deklaruar se kundërshtimin e tyre ia kanë shprehur edhe ministrit Vitia gjatë një takimi. Ai ka thënë se kanë propozuar që të ketë kufizime, por jo mbyllje totale. /Gazeta Shneta/