Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur duhet bërë djalin ‘synet’: Çfarë dimë rreth përfitimeve shëndetësore të këtij procesit?

Jetë 30/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
foshnja
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cirkumcizioni (rrethprerja), është një procedurë opsionale për të hequr lafshën që mbulon fundin e penisit.

Prindërit, zgjedhin nëse do t’i bëjnë ose jo foshnjat e tyre synet bazuar në besimet fetare, shqetësimet shëndetësore dhe/ose konsideratat etike. Operacioni është më i sigurti në kohën e foshnjërisë dhe zakonisht bëhet përpara se i porsalinduri të largohet nga spitali, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Çfarë është cirkumcizioni?

Cirkumcizioni është një procedurë kirurgjikale për të hequr lafshën, një palosje e lëkurës që mbulon fundin e penisit.

Lafsha është një palosje e dyfishtë e lëkurës dhe e mukozave që mbron kokën e penisit nga thatësia dhe acarimi që mund të shkaktohet nga kontakti me urinën, feçet dhe veshjet.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Statistikat e Sëmundjeve, që nga viti 2010 (statistikat më të fundit të disponueshme), rreth 58 për qind e djemve në Shtetet e Bashkuara janë bërë synet në spital pas lindjes. Kjo është në rënie nga niveli më i lartë prej 65 për qind në vitin 1981 dhe nga niveli më i ulët prej 55 për qind në vitin 2007.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Përqindja aktuale e djemve të bërë synet është ndoshta më e lartë, sepse procedura mund të bëhet edhe në shtëpi nga një mjek i trajnuar ose në zyrën e mjekut ose në mjedise të tjera jospitalore.

Pse disa prindër zgjedhin të bëjnë synet djalin e tyre?

Familjet mund të zgjedhin cirkumcizionin bazuar në traditën fetare ose kulturore, në përgjigje të shqetësimeve për shëndetin dhe higjienën.

Çfarë këshillojnë ekspertët e shëndetit?

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), nuk e rekomandon synetinë si një procedurë rutinë për çdo djalë të porsalindur.

Nga AAP: “Dëshmitë aktuale tregojnë se përfitimet shëndetësore të cirkumcizioni së meshkujve të porsalindur tejkalojnë rreziqet dhe se përfitimet e procedurës justifikojnë aksesin në këtë procedurë për familjet që e zgjedhin atë.” Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), miraton pozicionin e AAP.

Qendra e SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thotë se: “Prindërit duhet të informohen për përfitimet mjekësore – duke përfshirë rrezikun e reduktuar të infeksionit të ardhshëm me HIV”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), rekomandon që synetia e meshkujve të merret parasysh për parandalimin e HIV-it në vendet me shkallë të lartë të infeksionit dhe norma të ulëta të synetisë së meshkujve.

Cilat janë përfitimet shëndetësore të synetisë?

Cirkumcizioni mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të traktit urinar, si dhe kancerit të penisit dhe disa infeksioneve seksualisht të transmetueshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKlinika e Reumatologjisë me një numër të madh pacientësh gjatë vitit 2021
Artikulli i rradhës Larja e foshnjës tuaj përmes këtyre hapave, si ta mbani të qetë dhe në disponim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.