Pyetja që mbase shumë nëna e bëjnë është ajo se kur duhet t’ia heqin gjumin e drekës fëmijës së tyre? Këtë pyetje me siguri e keni bërë së bashku me pyetje të tjera si: ta lë të flejë apo ta zgjoj? Për sa kohë duhet të flejë? Dhe kështu dilemat janë të shumta.
Sipas një studimi të publikuar në revistën “Archieves of disease in childhood”, në të cilin janë marrë në konsideratë 768 raste të fëmijëve mbi 24 muajsh, gjumi gjatë ditës do të ketë ndikim në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit dhe në këtë moshë është më i rëndësishmi, njësoj si edhe tek të rriturit. Nëse fëmija privohet nga gjumi ndikimet do të vihen re edhe në zhvillimin gjuhësor dhe këtë e pohojnë edhe mjekët e spitalit pediatrik në Romë “Bambino Gesu”. Gjithashtu nga mungesa e një gjumi të drekës do të përballemi me fëmijë hiperaktivë, që nuk duan të binden ndaj rregullave dhe më tekanjozë.
Si duhet të veproni?
Mjekët këshillojnë që rutina e gjumit të drekës të ndiqet deri në moshën 4-5 vjeçare, megjithatë kjo rutinë ndikohet edhe nga zakonet e familjes. Nëse prindërit pushojnë gjatë drekës edhe fëmijët përfitojnë nga kjo gjë. Nëse jeni duke menduar t’ja hiqni fëmijës rutinën e gjumit të ditës ndaloni pak dhe mendoni: “si do të ndiheshit nëse do t’ju hiqnin diçka që deri tani për ju ka qënë një rutinë?” Prandaj gjithçka duhet të bëhet gradualisht duke zvogëluar nga pak kohëzgjatjen e gjumit dhe nëse fëmija tashmë nuk do të flejë mund të zhvilloni një aktivitet qetësues si për shembull leximi.
Na tregoni në komente si keni vepruar ju! / Gazeta Shneta


