Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur fjala e preferuar e fëmijës tuaj është “JO”, si të veproni

Jetë 18/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
ThinkstockPhotos.com Image Number: 475710000
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përgjigjja “Jo” dhe refuzimi për të kryer ndonjë porosi, janë pjesë normale të zhvillimit të fëmijës. Në këtë artikull, mund t’i gjeni disa mënyra për të menaxhuar këtë fazë bezdisëse për të gjithë prindërit.

Përse fëmija juaj thotë “Jo”?

Rreth moshës 1 dhe 3 vjeç, fëmijët fillojnë të bëhen shumë të pavarur. Ata zbulojnë se mund të bëjn gjërat të funksionojnë dhe mund të kryejnë të gjitha shërbimet për vete pa ndihmën e një personi tjetër, shkruan Pregnancybrithbaby, transmeton Gazeta Shneta.

Gjithashtu ata janë duke mësuar fjalë të reja. Është shumë e zakonshme për një fëmijë të përdor shprehjet “Jo”, “Nuk dua”, “Ma jep”, dhe “E bëj vet”. Kjo shprehi në shkencë, quhet “Refuzimi i fëmijës”.

Përdorimi i shprehjes “Jo” për çdo kërkesë, mund të fillojë në çfarëdo moshe brenda 1 dhe 3 vjeç, por zakonisht është një fazë që tejkalon shpejt.

Shpesh herë, fëmijët refuzojnë të bëjn gjithçka që ju kërkoni, dhe mund t’iu duket një luftë e pafund gjatë gjithë ditës. Pranda, është e rëndësishme ta dini se fëmija juaj po iu refuzon vetëm për t’iu mërzitur juve, është thjeshtë koha e pavarësisë së tij/saj.

Mënyrat si mund të veproni:

Ofroni zgjedhje: Mos lejoni që zgjedhja të jetë vetëm po ose jo, le të jenë dy gjëra me të cilat jeni në pajtueshmëri. Për shembull: “Dëshiron të largosh veturat apo lodrat e pellushit?”.

Mësojani fëmijës një përgjigjje tjetër: Shpesh herë fëmijët thonë jo aq shumë, sa që iu kthehet në shprehi automatike. Ka mundësi së nuk iu kujtohet ndonjë shprehje tjetër në atë moment. Filloni të zgjeroni fjalorin e fëmijës, për shembull, mund t’i tregoni që në fund të fjalës jo, duhet të thotë ‘Faleminderit’.

Mos thuani ‘Jo’ shpesh herë as ju: Prindërit zakonisht u tregojnë fëmijëve çfarë të mos bëjn, por nëse ju thoni ‘Jo’ gjatë gjithë kohës, atëherë edhe fëmija do të kopjoj sjelljën tuaj. Një mënyrë më e mirë për t’i treguar fëmijës të mos bëj diçka, është t’i ofroni idenë se çfarë mund të bëj në vend të asaj të ndaluarës.

Caktoni limitet: Sigurohuni që fëmija juaj të kuptoj rregullat, që të dyja: Ato që mundet dhe ato që nuk mundet t’i bëj brenda shtëpisë. Gjithashtu, kur i kërkoni diçka, përdorni një zë të qetë dhe të butë, zbrisni në nivelin e tyre të të menduarit, shikojini në sy, dhe kërkojani me shumë mirësjellje dhe dashamirësi.

Shpërblejani sjelljen e mirë: Mundohuni të shpërqëndroni fëmijën nga një situatë e vështirë. Nëse ata veprojnë siç ua keni kërkuar, shpërblejeni me një përqafim ose puthje, një lodër të vogël apo kohë më të gjatë për të luajtur. Asnjëherë mos shpërbleni sjelljen e keqe!

Mos heqni dorë: Shpesh herë fëmija ka nevojë të bëj atë që i është kërkuar, për shembull nëse janë në mes të rrugës dhe refuzojnë të largohen nga aty. Është mëse normale që fëmija juaj të kuptoj se ju jeni përgjegjësja dhe ju i caktoni rregullat, por çdo herë me butësi dhe elegancë. Mos harroni! /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShërimi pas lindjes: Çfarë do të përjetoni në javët e para si nënë
Artikulli i rradhës E tmerrshme! Shumë persona të dëmtuar nga ky mbështjellës i telefonave të mençur

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.