Pas tejkalimit të rreth 40 javësh të shtatzënisë dhe orëve të lindjes së bebes, tani jeni zyrtarisht një NËNË!
Tani vie tranzicioni nga shtatzënia në lehonë, e cila iu sjellë simptome dhe pyetje të ndryshme.
Ja çfarë duhet të dini për ripërtrirjen e lehonisë.
Sa do të iu duhet të përmirësoheni pas lindjes?
Pa marrë parasysh mënyra e lindjes që keni bërë, 6 javët e para të lehonisë, konsiderohen periudha e përmirësimit ose rikuperimit.
Edhe nëse keni pasur një lindje shumë të lehtë, dhe të shpejtë, trupi juaj është zgjeruar dhe stresuar në maksimum, prandaj ka nevojë për rikthimin në gjendjen normale, shkruan What to Expect, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse keni bërë lindje vaginale, pa dyshim se vrisni mendjen për sa kohë do të tejkalojë djegia dhe varra që është krijuar gjatë lindjes.
Ky përmirësim do të bëhet për rreth 3 javë nëse nuk keni pasur intervenim për hapje, e në këtë rast, atëherë duhen diku 6 javë për t’u kthyer në gjendjen e mëparëshme.
Nëse keni bërë lindje Cezariane, prisni të kaloni katër ose tre ditët e para në spital, për t’u forcuar. Pastaj, do të duhen rreth 6 javë për t’u ndjerë më e fuqishme në këmbët dhe duart tuaja.
Gjakderdhja pas lindjes:
Pas lindjes, gjakderdhja e lehonisë, mund të zgjasë 6 javë. Do të duket si një cikël menstrual me sasi voluminoze të menstruacioneve, por që saktësisht është gjaku për pastrimin e mitrës dhe mukusit tuaj pas shtatzënisë.
Gjakderdhja e madhe do të zgjasë në 10 ditët e para, pastaj fillon të pakësohet, duke ndryshuar edhe ngjyrën nga e kuqja në rozë, pastaj në kafe dhe në fund, e verdhë në të bardhë.
Depresioni i lehonisë:
Nuk ka dyshim se të pasuri një bebe është një eksperiencë jetë-ndryshuese.
Thuajse secila nënë përballet me ditët e errëta të lehonisë, për shkak të çrregullimit të hormoneve, mungesës së gjumit dhe vështirësisë për të përshtatur vogëlushin në shtëpi.
Prandaj, nëse vëreni tek vetja shenjat e depresionit të lehonisë, si humbja e shpresës, mërzitje, izolim, irritim, humbje të vetbesimit apo ankth, për më shumë se 2 javët e para të lehonisë, atëherë flisni me doktorin tuaj. Ndihma për këtë është e domosdoshme, prandaj mos u turpëroni dhe as mos u ndjeni të vetmuar! /Gazeta Shneta/