Një baba i pesë fëmijëve ka gjetur një mënyrë mjaft inovative për ta ushqyer vajzën e tij 10 muajshe.
Anthony Favors nga Nju Jorku ka mahnitur të gjithë prindërit me mënyrën sesi e ushqen vajzën, kur nëna Shalanda shkon në punë, shkruan metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Babai tregon se vajza nuk ndalej se qari kur nëna shkonte në punë dhe i duhej patjetër që të kujdesej në të gjitha format për të.
Ai mori bluzën dhe e bëri një vrimë të vogël në pjesën e gjirit. Tek vrima vendosi shishen e qumështit dhe me këtë e bëri foshnjën të mendonte se po thith gjirin e nënës.
“Kur unë kujdesesha për të, ajo vazhdimisht më prekte gjirin duke kërkuar që ta ushqej. Kështu më erdhi në mendje ta bëja këtë ‘zbulim’”, ka deklaruar ai.
Ai ka treguar se si gruaja nuk mundi ta besonte se ka prerë këmishën e tij të shtrenjtë.
“Nuk më interesonte këmisha, doja vetëm të qetësohej vajza. Tani ajo e dëshiron këtë mënyrë të të ushqyerit dhe më bëri vërtetë të lumtur”, ka thënë ai. /Gazeta Shneta/