Moderatorja televizive, Kaltrina Mikushnica, është duke e shijuar në maksimum qëndrimin e saj në spital pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.
Kaltrina u bë nënë vetëm ditë më parë të një vajze tjetër të cilën vendosi ta emërojë Mara.
E, nga fotografia e fundit që moderatorja ka postuar në rrjetet sociale, duket se ajo po e shijon në maksimum qëndrimin në spital pas lindjes.
Kjo, sigurisht se shkaku i shërbimit të mirë që po merr. “Mu knaq njeri n’spital”, shkroi Kaltrina në një fotografi të postuar me kafe turke nga dhoma e saj.
Ndryshe, Kaltrina e kreu lindjen e saj të dytë në spitalin ‘American Clinic Dr Behar Kusari’ në Prishtinë.