Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur të pini tabletën për gjëndrën tiroide gjatë Ramazanit

Jetë 31/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Prof. Dr. Venera Berisha – Muharremi

Ramazani është muaji për pastrimin fizik dhe shpirtëror për besimtarët myslimanë, në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili shënohet nga devotshmëria, dhembshuria dhe vetëkontrolli.

Përderisa është e detyrueshme për çdo mysliman të agjërojë, ata që vuajnë nga sëmundje dhe shëndet të sëmurë përjashtohen.

Sidoqoftë, çdo besimtar i vërtetë dëshiron t’ia ofrojë këtë pendim Zotit dhe për këtë arsye, ata me kushte të veçanta shëndetësore, të etur për agjërim, duhet të konsultohen me mjekun e tyre, i cili mund t’i këshillojë ata për praktikat më të mira dhe këshilla të rëndësishme se si të menaxhojnë gjendjen e tyre ndërsa mbajnë agjërimin.

Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi (nënprodhimi i tiroksinës) i gjëndrēs tiroide, që bën që metabolizmi të jetë i ngadaltë, duhet të marrin ilaçe specifike ( T4, Letrox, Euthyrox, etj) në lukth të zbrazët dhe mund të marrin diçka për të ngrënë vetëm pas një pauze pas marrjës së ilaçit prej së paku gjysmë ore.

Marrja e ilaçeve të tilla ( Levothyroxines) në këtë mënyrë këshillohet për thithjen më të mirë të tabletës në trup.

Kështu, gjatë Ramazanit, pacientët me probleme të kësaj natyre në tiroide, që zakonisht kanë ilaçet e tyre në mëngjes, duhet të ndryshojnë modelin e tyre të marrjes së tabletës.

Një nga pyetjet e zakonshme që bën pacienti me hipotiroidizëm, është se si të marrë tabletën e përditshme  T4, Euthyrox apo Letrox, gjatë agjërimit të Ramazanit.

Këto janë tri opsionet e mëposhtme që mund të merren parasysh për pacientët me hipotiroidizëm në Ramazan:

  1. Merrni tabletën para vaktit Suhour/Syfyr, por sigurohuni që nuk keni ngrënë asgjë për 4 orë. Para suhour/syfyr, rreziku është që ju të mos keni lukthin e zbrazët, bosh, pasi mund të keni pasur një meze/zamër/messhujtë të lehtë pas mesnate.
  2. Merrni tabletën para vaktit të Iftarit në mbrëmje, porsa të prishësh agjërimin së pari .

Pra, është më mirë të keni ilaçin pak para se të hani në iftar. Sapo të jetë koha për të përfunduar agjërimin në perëndim të diellit, së pari duhet të gëlltisni tabletën tuaj levotiroksinë (Letrox, Euthyrox, T4, etj.,) me një gotë ujë dhe të hiqni dorë nga ngrënia e ndonjë gjëje për 30 minuta.

Ju mund të bëni lutje gjatë asaj kohe dhe të shijoni kafshatën tuaj të parë 30 minuta pas kësaj, në mënyrë që të lini hapësirë të mjaftueshme kohore për ilaçin që  të absorbohet nga trupi.

  1. Merrni tabletë në kohën e gjumit 4 orë pas vaktit të iftarit.

Agjërim të lehtë!

Artikulli paraprakDisa ushqime mund të rrisin fertilitetin tuaj
Artikulli i rradhës Moti për sot

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.