Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Kur t’shkojsh me lind, kom me ta bo ma zi se Hamide Magashit”/ Llapjani kërcënon gruan e tij shtatzënë, shpallet në kërkim policor 

Lajme 15/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhuna në familja vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh.

Më dhunë në familje është përballur për një kohë edhe një grua nga fshati Magurë e Lipjanit, e cila tash e disa vite është e martuar në Batllavë të Podujevës. 

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 23-vjeçarja shkaku i dhunës në familje ishte ndarë nga bashkëshorti dy muaj më parë, por që ishte kthyer prapë në shtëpinë e tij me shpresën që raportet mes tyre do të përmirësohen. 

Por viktima e cila është nënë e dy fëmijëve dhe në pritje të fëmijës së tretë, sërish ka shkuar të jetojë në shtëpinë e babait të saj në Magurë, shkaku i problemeve me vjehrrën e saj. 

Sipas burimeve të Sinjalit, ajo sot ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi bashkëshorti i saj e ka kërcënuar përmes telefonit se posa të shkojë në spital për të lindur, ‘do t’ia bëjë më zi se asaj në Llugaxhi’, duke aluduar në vrasjen makabre të Hamide Magashit, të cilën bashkëshorti e privoi nga jeta në javën e 41-të të shtatzënisë. 

E frikësuar dhe e shqetësuar nga fjalët e bashkëshortit, 23-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, teksa ka bërë me dije se ajo duhet të shtrihet në spital dhe për këtë arsye ka kërkuar nga i dyshuari që të shkojë dhe t’i marrë fëmijët. 

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje për të kapur dhe arrestuar të dyshuarin, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende. 

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari. 

Artikulli paraprakMoti: Mëngjesi i acartë por dita me diell 
Artikulli i rradhës E rrallë në Itali: 36-vjeçarja që lindi me gjysmë zemre sjell në jetë binjakë 

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.