I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, ka folur sot në seancën e radhës themeltare.
Kurti duke folur për krizën politike, ka akuzuar koalicionin PAN për bllokimin e Kuvendit duke mos propozuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka deklaruar se bllokada politike ka bllokuar edhe furnizimin me barna nëpër spitale e qendra të mjekësisë familjare.
“Gjendja më e rëndë është në shëndetësi. Barnatorja Qendrore nuk është duke u furnizuar me barna dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë bllokuar”.
“Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe komuna tjera nuk po furnizohen me barna nga Ministria e Shëndetësisë”.
Kurti ka kërkuar që të zhbllokohet situata dhe të krijohen kushtet për formimin e Qeverisë. /Gazeta Shneta/