Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bebja lindi gjatë eklipsit, ja si e pagëzuan prindërit (Foto)

Jetë 24/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një çift amerikan kanë vendosur që vajzës së tyre, e cila erdhi në jetë më 21 gusht, pikërisht në ditën kur ndodhi eklipsi i rrallë diellor në Amerikë, për herë të parë pas 99-vjetësh, t’i vendosin një emër unik.

Çfarë emri më të veçantë mund të kishte për një të lindur pikërisht më 21 gusht në US? Eclipse Eubanks, kështu u pagëzua vajza që përshëndeti botën më 8:04 të mëngjesit në spitalin Greenville Memorial në Greenville, Karolinën e Jugut.

Sipas ABC News, Freedom Eubanks, nëna e vajzës, parashikonte të lindte brenda datës 3 shtator dhe gjatë muajve të fundit, Freedom dhe Michael Eubanks, po mendonin që vajzën ta pagëzonin me emrin Violet.

Por kur Freedom lindi në një ditë të rrallë si ajo e eklipsit të 21 gushtit – prindërit ndryshuan mendim për emrin.

Freedom e solli në jetë vajzën e dytë vetëm disa orë pas eklipsit diellor. Ajo i tregoi familjes për “goditjen shokuese” që i erdhi menjëherë për emrin unik të fëmijës, por tani mendon se ishte një ide e mrekullueshme. “Mendoj se duhet të ndodhte, emri i saj ishte vendosur”, – ka treguar ajo.

Spitali Greenville Memorial, ndërkohë, i ka dhuruar të sapolindurës një komplet paliçetash ‘total solar eclipse’. Shumë cool, apo jo? Gjithashtu, Greenville Memorial ka ndarë edhe në faqen zyrtare në Facebook lajmin e ardhjes në jetë të Eclipse.

“Njihumi me Eclipse! Ajo lindi në 8:04 a.m. në spitalin Greenville Memorial. Peshon 2.7 kg dhe gëzon shëndet të plotë. Mami dhe babi i saj bënë një zgjedhje të minutës së fundit dhe vendosën ta pagëzojnë me emrin Eclipse.”

Artikulli paraprak‘Ju  lutem mos i puthni fëmijët në buzë’
Artikulli i rradhës Kurti alarmon në Kuvend për gjendjen e rëndë me furnizimin e barnave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.