Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se personeli shëndetësor të cilët do të punojnë vetëm në sektorin publik përveç pagës mujore do të marrin edhe shtesë.
Kurti theksoi se për profesionistët shëndetësor të cilët vendosin të punojn vetëm në sektorin publik përveç pagës mujore të marrin edhe shtesa pasi që synim i Qeverisë është të mirëmbahen punëtorët shëndetësor të cilët kontribojnë vetëm në sektorin publik.
“Profesionistët shëndetësor që vendosin të punojnë vetëm në sektorin shëndetësor publik do ta kenë edhe shtesën e veçantë. Ne jemi të interesuar që ata të cilët punojnë në sektorin shëndetësor t’i mirëmbajmë në sektorin publik”, tregoi kryeministri gjatë pyetjeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Një javë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Udhëzimin Administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësor të huaj dhe vendimin për lirim nga obligimet për pajisje me leje qëndrimi në Kosovë.
Miratimin e këtij Udhëzimi Administrativ, ish- ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi, e ka cilësuar epokë të re në shëndetësin në vend. /Gazeta Shneta/




