Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti: Largimi i mjekëve nga Kosova nuk e reflekton realitetin

Lajme 07/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka replikuar me deputetët e opozitës sa i përket qeverisjes së tij dhe ikjes së mjekëve dhe infermierve në Evropën Perëndimore.

Kurti ka thënë se përshtypja që është krijuar që çdo i dyti mjek po largohet nga Kosova sipas tij, është e fryrë dhe nuk reflekton realitetin.

Teksa tha se si qeveri po mundohen të rregullojnë atë çka kanë gjetur prej qeverisjeve të kaluara.

“Ne po përpiqemi ta rregullojmë atë që kemi gjetur. Ne po angazhohemi që të mos shkojnë punëtorët nga Shërbimi Shëndetësor Publik i Kosovës, një pjesë e tyre kalojnë edhe në sektorin privat disa shkojnë edhe jashtë vendit, por megjithatë besoj që shifrat edhe përshtypja që krijohet është më e fryrë sesa realiteti. Nuk po them se nuk ka mjekë të cilët shkojnë, mirëpo nuk mendoj që është në rregulll që çdo e dyta fjali për shëndetësi të jetë ajo për mjekët që po shkojnë sepse nuk e reflekton realitetin”, tha ai.

Tutje Kurti u ka bërë bërë sërish thirrje profesionistëve shëndetësorë nga mërgata që të inkuadrohen në sistemin shëndetësor të Kosovës

“Ne ju bëjmë thirrje edhe njëherë nga kjo foltore profesionistëve shëndetësorë nga mërgata dhe trojet shqiptare, që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësorë në mënyrë që ta rrisim edhe cilësinë edhe t’i plotësojmë zbraztitë, të cilat i kemi por gjithashtu edhe kontributin e tyre i cili është më shumë spontan e sporadik, ta bëjmë më institucional”, tha ai. /teve1.info.

Artikulli paraprak2 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Kurti: Ata që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik përveç pagës do të marrin edhe shtesa

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.