Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti dhe Vitia: Kemi më shumë vaksina Astra Zeneca sesa Pfizer, vaksinohuni me Astra Zenecën

Lajme 29/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot një konferencë për media pas takimit me Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos refuzojnë vaksinën Astra Zeneca. Kurti dhe Vitia kanë pranuar se Kosova aktualisht ka më shumë vaksina Astra Zeneca në stok, sesa Pfizer, shkruan Gazeta Shneta.

“Kemi më shumë vaksina AZ sesa Pfizer. I inkurajoj qytetarët që të mos përqëndrohen vetëm tek Pfizer, sepse edhe kryeministri juaj është vaksinuar me dy doza Astra Zeneca”, ka deklaruar Kurti.

Edhe Vitia ka thënë se aktualisht në stok ka mjaftueshëm vaksina Astra Zeneca, ndërsa për Pfizer nuk ka treguar sasinë por ka lënë të kuptohet se nuk ka mjaftueshëm.

“Me AZ qëndrojmë mirë, Pfizer na sjellë cdo javë doza. Po administrojmë më shumë doza sesa që po marrim. Apeloj tek qytetarët që të mos zgjedhin vetëm vaksinën Pfizer. Të dy vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka asnjë arsye të refuzoni vaksinën Astra Zeneca”, ka deklaruar Vitia.

Kurti dhe Vitia iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes deri në dy javë pas marrjes së dozave të vaksinave, pasi kjo është koha e mjaftueshme për fillimin e krijimit të antitrupave në organizmin e njeriut.

Poashtu është bërë thirrje për respektim të masave pasi edhe të vaksinuarit kanë mundësi të jenë shpërndarës të virusit.

Kurti ka thënë se aktualisht janë në dispozicion mbi 1600 shtretër në spitalet publike ndërsa nëse do të ketë nevojë do të futen në funksion edhe 100 shtretër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përqindja e infektimit tek të vaksinuarit gjatë muajit gusht është rreth 7.9 për qind, ndërsa deri më sot kanë ndërruar jetë 33 persona të cilët kanë qenë të vaksinuar së paku me një dozë, ndërsa 30 prej tyre kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë QKUK lind edhe një foshnje tjetër me peshë mbi 6.5 kilogramë
Artikulli i rradhës Vitia: Kemi në stok mbi 53 mijë vaksina Pfizer dhe mbi 137 mijë Astra Zeneca

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.