Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti e arsyeton mungesën e sigurimeve shëndetësore: Qytetarët paguajnë pak për shërbimet shëndetësore

Lajme 27/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Albin Kurti e ka arsyetuar mungesën e sigurimeve shëndetësore duke thënë se qytetarët paguajnë pak ose fare për shërbimet shëndetësore.

Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë sot në ceremoninë e përurimit të punimeve për renovimin e Shërbimit Klinik Emergjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në këtë ngjarje ai është pyetur edhe për mungesën e realizimit të sigurimeve shëndetësore, ndonëse kjo kishte qenë një nga premtimet e Qeverisë të cilën e drejton Kurti.

Ai e ka arsyetuar mungesën e sigurimeve duke thënë se qytetarët paguajnë pak ose fare për shërbimet shëndetësore, ndërsa sigurimet do të jenë kosto shtesë për ta.

“Ligjin për sigurime shëndetësore do ta miratojmë më së largu në dy mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës. Sigurimet do të kenë kosto shtesë për qytetarët. Nuk duhet harruar se për shërbimet shëndetësore paguajnë pak ose fare pak, prandaj edhe sigurimet nuk duhet parë si një lloj shkopi magjik i cili do të na parandalojë sëmundjet ose të na eliminoj ato. Mos të harrojmë se buxheti për shëndetësi krahasuar me vitin 2019 është 50 për qind më i lartë. Lista e Barnave Esenciale nga 24 milionë Euro në vitin 2024 është 60 milionë Euro. Sivjet do ta kemi të kaluar ligjin për sigurimet shëndetësore edhe në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Në anën tjetër ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se investimet në renovimet e klinikave po bëhen në kuadër të punës për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.

“Qytetarëve dhe punëdhënësve nuk mund t’ju kërkosh 3.5 për qind më shumë nëse nuk ke shërbime të mira. Të gjitha këto investime janë në kuadër të punës që po e bëjmë për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore. Kanë përfunduar të gjitha fazat dhe është në përfundim Ligji për Sigurimet shëndetësore i cili është një ligj praktik”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKurti: Me renovimet në Klinikën Emergjente, mjekët s’do të përballen më me vështirësi
Artikulli i rradhës Renovohet Klinika Emergjente, kushtoi afro 800 mijë euro

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.