Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti me zotime: Ligji do të zbatohet pa frikë dhe pa favore gjithandej

Lajme 11/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në cilësinë e mandatarit për kryeministër nga foltorja e Kuvendit është zotuar për refomën në drejtësi dhe që  sipas tij do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit, dhe zbatimin e ligjit pa frikë e pa favore, raporton EO.

Kurti nga aty premtoi se  përgjatë katër viteve në vazhdim do të investojmë rreth 1 miliard euro në prodhim përmes garantimit të kredive për investitorët.

“Në këtë mandat reforma në drejtësi do të hyjë në fazën e saj vendimtare, do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe ligji do të zbatohet pa frikë dhe pa favore gjithandej Republikës. Reforma në drejtësi nuk ka qenë vetëm synim, ajo ka nisur të bëhet realitet. Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme duhet të ecë përpara së bashku me vetingun, ashtu që drejtësia të bëhet edhe e drejtë, edhe e shpejtë, edhe e besueshme. Do të themelohet prokuroria e re e specializuar për çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zyra për hetime disiplinore. Do të thellohet reforma në transformimin digjital, çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të komunikojë me shtetin pa barriera, në mënyrë të shpejtë, efikase dhe transparente, që nga aplikimi për dokumente, deri te shërbimet sociale dhe biznesore. Digjitalizimi është mjet për t’i shërbyer çdo qytetari dhe do të përdoret për progres shoqëror, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, llogaridhënie të gjerë dhe cilësi të lartë. Në mandatin që po lëmë pas eksportet dhe investimet e huaja direkte u dyfishuan, por tani është koha të shumëfishohet prodhimi. Përgjatë katër viteve në vazhdim do të investojmë rreth 1 miliard euro në prodhim përmes garantimit të kredive për investitorët”, tha ai.

Artikulli paraprakSpitali jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Mitrovicë
Artikulli i rradhës E konfirmon Kurti: Vitia ministër i Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.