Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK nuk i bëri porositë për furnizim me imunoterapi, i la pa barna pacientët e sëmurë me kancer

Lajme 28/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Onkologjise QKUK FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët e sëmurë me kancer në QKUK kanë mbetur pa barna për imunoterapi pasi zyrtarët përgjegjës në Barnatoren Qendrore nuk i kanë bërë me kohë kërkesat dhe porositë për furnizim.

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare përveç tjerash, pacientët e sëmurë me disa lloje të kancerit i trajton me imunoterapi. Kjo është një nga metodat e fundit që përdoret në botë për ta fuqizuar imunitetin për luftimin e qelizave kancerogjene, shkruan Gazeta Shneta.

Në Onkologji trajtohen dhjetëra pacientë me këtë terapi, për aplikimin e së cilës përdoren dy lloje të produkteve Nivolumab dhe Pembrolizumab. Të dy këto produkte janë në mungesë në Klinikë. Këtë e ka konfirmuar edhe vet drejtori Arben Bislimi në një raportim të Gazetës disa orë më herët për mungesën e këtyre ilaçeve.

Këto dy produkte mungojnë që gati dy muaj në Onkologji dhe Gazeta Shneta sot ka mësuar se arsye për mos furnizimin me këto dy ilaçe është mungesa e kërkesave dhe porosive nga zyrtarët e Barnatores Qendrore të QKUK-së, për operatorët ekonomik.

Janë dy operatorë ekonomik të cilët e furnizojnë QKUK-në me këto dy produkte. Gazeta ka biseduar me përfaqësues të të dy kompanive. Ata kanë konfirmuar se nuk kanë pasur kërkesa për furnizim së paku që dy muaj dhe se ende nuk është përmbushur kërkesa për furnizim në tremujorin e katërt.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga drejtoria e SHSKUK-së lidhur me këtë çështje dhe nëse do të merren masa për zyrtarët që nuk i kanë kryer kërkesat dhe porositë me kohë, por deri më tani nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Gazeta sot ka publikuar një artikull ku një pacient ankohej se i është detyruar që të blinte produktin Pembrolizumab në Turqi. Ai ka thënë se dy terapi ia kishte siguruar vëllai i tij të cilat i kishin kushtuar 5600 Euro. E.H. nga Prishtina ka thënë se do të detyrohet ta ndërpresë trajtimin ose të marr para borxh për ta siguruar nga tregu privat. /Gazeta Shneta/

S’ka imunoterapi në Onkologji, pacienti: Duhet me ndërpre ose me hy borxh për me ble

Artikulli paraprakKurti për Vitinë: Hera e tretë që e emëroj, e treta e vërteta
Artikulli i rradhës FSSHK ka një kërkesë për Qeverinë në lidhje me koeficientin për pagat

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.