Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurtishi flet për gjendjen e të sëmurëve me kancer të prekur edhe nga Covid-19

Lajme 28/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se ka një numër të konsiderueshëm të pacientëve me sëmundje të kancerit që janë infektuar për herë të dytë me Covid-19.

Por sipas tij, shumica prej tyre fatmirësisht e kanë kaluar si një grip të zakonshëm.

Ai ka thënë se të infektuarve me Covid-19, u është ndërprerë trajtimi onkologjik, teksa pas shërimit u është rikthyer trajtimi i nevojshëm.

“Për fat të mirë shumica nga ta e kanë tejkaluar sëmundjen si një grip të zakonshëm dhe nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim dhe për trajtim intensiv. Atyre i është ndërpre trajtimi onkologjik pasi që kanë qenë me virus dhe një numër nga ta kanë filluar këto ditë të lajmërohen, pas izolimit dhe pas tejkalimit të sëmundjes kanë vazhduar mjekimet onkologjike të cilat janë pjesë e domosdoshme e trajtimit të sëmundjes së tyre”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Kurtishi tha se shumica nga pacientët kanë qenë të vaksinuar me dy doza, e një numër nga ta janë të vaksinuar edhe me dozën e tretë.

“Nuk ka pas ndonjë pacient me kancer që ne e dimë që ka përfunduar me fatalitet. Pacientët janë infektuar edhe pas vaksinimit por që e kanë kaluar sëmundjen si një grip të zakonshëm dhe me probleme shumë të vogla”, ka deklaruar ai.

“Mundet me qenë disa qindra, 200-300 vetë mirëpo në gjendje të rëndë nga ta sa kemi informacion nuk ka asnjë pasi që ata janë lajmëruar dhe kanë pasur konsulta me mjekët tanë”, tha Kurtishaj.

Artikulli paraprak157 pacientë të hospitalizuar në QKUK dhe spitale të përgjithshme
Artikulli i rradhës Katër të vdekur dhe 3617 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.