Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurtishi: Kushtet janë përmirësuar dukshëm, sfidë mbetet numri i paktë i infermierëve në Onkologji

Lajme 07/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se mbetet sfidë numri i paktë i infermierëve në këtë Klinikë

Në një intervistë për Klankosova.tv, ai tutje tregoi se kushtet brenda Klinikës janë përmirësuar dukshëm dhe se në javët në vazhdim do të shtohen edhe disa karrige onkologjike, të cilat siç thotë ai, lehtësojnë ofrimin e shërbimeve.

“Mbetet sfidë edhe tash numri i paktë i infermierëve në Klinikë, e sidomos edhe migrimi i disa infermierëve për vendet evropiane”, tha Kurtishi.

Deri më sot kemi një furnizimin stabil me mbi 90 për qind të barërave të LBE. Kushtet janë përmirësuar dukshëm dhe këto javë kemi aktivizuar edhe sallën e dytë të kemioterapisë me ç’rast kemi 70-80 karrige onkologjike në disponim për trajtim të të sëmurëve me kancer, ndërsa në javët në vazhdim do të kemi edhe më shumë karrige onkologjike që do të lehtësojë edhe më shumë ofrimin e shërbimeve onkologjike në Klinikë.

Sa i përket aparaturave radioterapeutike, Klinika e Onkologjisë është e pajisur me dy akceleratorë të gjeneratës së fundit me trajtimin e sëmundjeve malinje me metodat e reja të rrezatimit si IMRT, VMAT, sistemit laserik C-RAD dhe së shpejti edhe me teknikat stereotactic të rrezatimit specifik të lezioneve të vogla në tru dhe organet të tjera. Ndërsa shërbimi i Brahiterapisë kryen punë të suksesshme në trajtimin e sëmundjeve maline të organeve gjenitale të femrave, ku çdo vit mbi 150-180 femra trajtohen në këtë shërbim.

Ndërsa shërbimi i Fizioterapisë dhe Psikologjisë në kuadër të Klinikës çdo ditë pune japin këshilla dhe trajtime për pacientët onkologjikë”, u shpreh Kurtishi.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës 14 faktorë të rrezikut që mund të parandalojnë 45% të rasteve të demencës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.