Një deputete e Kuvendit të Kosovë ka deklaruar se po dëshiron të bëhet nënë e një fëmije.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë.
Ndonëse Ganja siç njihet ndryshe – nuk është e martuar, këtë dëshirë e ka shprehur para mamive dhe gjinekologëve, shkruan Gazeta Shneta.
“Kam dëgju rrëfime të mira për Gjinekologjinë në QKUK dhe mu ka shtu dëshira me u bë nënë”, është shprehur deputetja.
Ajo ka thënë kështu në një tryezë diskutimi së bashku me Grupin e Grave Deputete dhe Shoqatën e Mamive të Kosovës.
Mbetet të shihet nëse Ganja do të flas më shumë për këtë dëshirë të saj dhe kush do të jetë partneri që do t’ia plotësojë. /Gazeta Shneta/