Edhe përse i ka munguar skenës shqiptare me hite të reja, këngëtarja e madhe shqiptare, Adelina Ismaili është rikthyer në qendër të vëmendjes duke luajtur edhe tek seriali vendor ‘O sa mirë’.
Diva e muzikës shqiptare edhe përkundër faktit që është bërë nënë një vit më parë, duke sjell në jetë një djalë, që e emëroi Uliks, ajo vazhdon të ruajë linjat e saj trupore, shkruan Gazeta Shneta.
Së fundmi, në një foto që këngëtarja ka postuar në rrjetin social Instagram, shihet me bikini duke shijuar rrezet e diellit, përderisa dalin në pah edhe linjat perfekte të trupit.
Për më shumë shijoni pamjet, në këtë mot mjaft të ngrohtë./Gazeta Shneta/