Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kush qëndron pas shpërthimit në veturën e u.d. drejtorit të QKUK-së

Lajme 07/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Personi që kreu shpërthimin në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari, është identifikuar nga autoritetet si Bajram Kiqmari.

Bajram Kiqmari, siç mëson Paparaci, është emër i njohur për organet e rendit në Kosovë për shkak të kaluarës së errët kriminale.

Ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e dy zyrtarëve policorë të UNMIK-ut, më 23 mars 2004 në Podujevë.

Kiqmari u arrestua sot në Podujevë, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ai po hetohet për disa vepra penale serioze, përfshirë: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shpërthimi në veturën e u.d. të drejtorit të QKUK-së, ndodhi më 30 prill të këtij viti.

SHSKUK kishte dalë me njoftim zyrtar ku deklarohej se dëmtimi i veturës ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.

Ndërkaq, Hajdari shpërthimin e kishte lidhur me detyrën e tij zyrtare, me punët e mira dhe vendosmërinë për rregull e rend në QKUK.

Ai pati thënë se në momentin e shpërthimit ai ndodhej në zyrë dhe se automjeti ishte parkuar në oborrin e QKUK-së. Ai e lidhi këtë akt të rëndë me detyrën e tij zyrtare dhe luftën kundër grupeve të interesit brenda institucionit.

“Unë si zakonisht udhëtoj me makinën time private, Kam ardhur rreth orës 8:20. Jam vendosur në parkingun e QKUK-së, pastaj kam vazhduar punën si zakonisht. Pas nja një ore e diçka, drejtori i përgjithshëm më njoftoi që ka një shpërthim në parkingun e QKUK-së. Është një mjet shpërthyes në makinën time. Konsideroj që lidhet me puna e përditshme në krye të institucionit të QKUK-së, meqenëse në jetën time private nuk kam asnjë problem. As në të kaluarën, as tash.

Konsideroj që krejt ky akt lidhet më shumë me detyrën time zyrtare, me punët e mira dhe vendosmërinë për të vendosurur rregull e rend në QKUK dhe ndoshta kjo punë ju pengon grupeve të ndryshme të interesit, qoftë financiare, qoftë grupeve të tjera që mund të kenë lidhje ndoshta edhe me zyrtarë të QKUK-së dhe të tjerë. Këto grupe nëse i kanë zgjedhur këto metoda dhe këto mjete të na frikësojnë e kanë shumë gabim. Do të jemi shumë të vendosur si asnjëherë më parë për të luftuar dukuritë negative, qoftë korruptive, qoftë abuzive”, tha Hajdari në ditën e sulmit./Paparaci

Artikulli paraprakObeziteti, shkaku kryesor i osteoartritit të gjurit
Artikulli i rradhës Këta janë kandidatët për drejtor të 16-të klinikave në QKUK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.