Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kush do të bëhet ministër i Shëndetësisë pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit

Lajme 08/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje, ka disa emra që mund të vijnë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100 për qind të votave të Zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Sipas rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para me 25,48 për qind, ndërsa në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 24,82 për qind, shkruan Gazeta Shneta.

Në vendin e tretë mbetet Partia Demokratike e Kosovës me një diferencë të thellë nga dy pozitat e para. Kjo parti ka arritur 21,24 për qind, ndërsa koalicioni AAK/PSD vetëm 11,57 për qind. Ndërkaq koalicioni NISMA/AKR/PD ndonëse shumë afër, nuk kanë arritur ta kalojnë pragun me 4,96 për qind.

Në bazë të rezultateve dhe deklaratave të zyrtarëve të dy partive fituese LVV dhe LDK, del se qeveria do të bëhet nga këto dy parti. Nëse do të jetë kështu, atëherë në listat e dy subjekteve ka mjekë që kanë garuar për deputetë dhe të cilët me gjasë kanë marr votat e mjaftueshme.

Në listën e VV-së i pari nga mjekët është Dr. Arben Vitia. Ai përflitet si njeriu që do të jetë pasardhës i Uran Ismailit të PDK-së, për shkak të udhëheqjes së drejtorisë për shëndetësi në komunën e Prishtinës. Në listën e VV-së ka edhe mjekë të tjerë sikurse Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, gjinekologia Drita Kabashi, Dr. Driton Vela. Në anën tjetër, ndonëse nuk ka qenë në listë për deputetë, kirurgu Dr. Baton Kelmendi njihet si një nga kritikët më të zëshëm të pushtetit të PDK-së në shëndetësi.

Ndërkaq në partinë që pritet të bëj koalicion me VV-në, në Lidhjen Demokratike të Kosovës poashtu janë disa emra të mjekëve që mund të kenë ambicie për ministër të shëndetësisë. Neurokirurgu dhe deputeti në legjislacionin e kaluar, Dr. Haxhi Avdyli, poashtu njihet si një nga kritikët më të ashpër të Ismailit gjatë mandatit të tij. Në listën për deputetë ka qenë edhe ish-ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani, ndonëse nuk ka qenë fare aktiv gjatë fushatës zgjedhore. Në listën e LDK-së janë edhe mjekët tjerë sikurse ish-drejtori i Onkologjisë Dr. Ekrem Hyseni, Dr. Hysni Gërguri, Dr. Hatim Baxhaku, Dr. Naser Rugova.

Negociatat për koalicion ende nuk kanë filluar ndërmjet partive fituese. Zyrtarët e LDK-së kanë deklaruar se janë në pritje të numërimit të të gjitha votave, përfshirë edhe atyre të diasporës dhe votat me kusht. Ndërkaq kryetari i LVV-së Albin Kurti ka thënë se dëshiron që qeverinë ta bëj së bashku me LDK-në. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA do të jetë marrëdhënia e njejtë e çiftit edhe pas lindjes së fëmijës
Artikulli i rradhës Studim: Lëngjet vaginale mund të kurojnë infeksionin më të rëndë vaginal

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.