Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kushtet e rënda në Onkologji, pacientët i drejtohen MSH-së dhe Bordit: Ndërmerrni masa ose do të mbyllemi në repart deri në plotësimin e kërkesave

Lajme 03/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë në Repartin e Onkologjisë po përballen me vështirësi për shkak siç thonë kushteve të rënda, si rrjedhojë e mungesës së stafit teknik, hapësirës së pamjaftueshme, kushteve higjienike sanitare të vështira gjatë marrjes së terapisë, si dhe mungesën e disa barnave në këtë institucion.

Ata përmes një letre i kanë kërkuar ministrit të Shëndetësisë dhe Bordit drejtues të ShSKUK-së që të merren me përmirësimin e këtyre kushteve dhe njëkohësisht i ftojnë që të vizitojnë këtë repart në mënyrë që të binden me kushtet e rënda aty, raporton Telegrafi.

Në letrën që i janë drejtuar personave përgjegjës e që pritet t’i dërgohet ministrit të Shëndetësisë dhe Bordit drejtues thuhet se nëse nuk i ndërmarrin veprimet e nevojshme për përmbushjen e kërkesave, pacientët që janë nënshkruar në letër do të ndërmarrin veprime radikale, deri në vet-mbyllje në repartin onkologjik.

“Pacientët të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë në Repartin e Onkologjisë po përballen me vështirësi për shkak të kushteve tejet të rënda, si rezultat i mungesës së stafit teknik, hapësirës së pamjaftueshme, kushteve higjienike sanitare të vështira gjatë marrjes së terapisë, si dhe mungesën e disa barnave në këtë institucion.

Ndaj me urgjencë, kërkojmë që brenda 15  ditëve të evitohen vështirësitë”, thuhet në letër, raporton Telegrafi.

“Në rast se nuk i ndërmerrni veprimet për përmbushjen e kërkesave tona, ne pacientët e poshtëshënuar do të ndërmarrim veprime radikale, madje deri në vet-mbyllje në repartin onkologjik deri në përmbushjen e kërkesave”, thuhet më tej.

Më tej thuhet se letra me kërkesa do të afishohet në hyrje të repartit onkologjik dhe nga personat përgjegjës në repart do t’u dërgohet palëve.

Për shkak të privatësisë, Telegrafi nuk ka publikuar listën e personave (pacientëve) me nënshkrime, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve në Repartin e Onkolgjisë. 

Artikulli paraprakBenefitet e zgjimit të hershëm
Artikulli i rradhës Keni dhimbje koke çdo ditë në të njëjtën kohë? Studimi shpjegon pse

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.