Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kushtetuesja: 12 ditë kohë për ta konstituuar kuvendin, deputetët duhet të marrin pjesë në votim

Lajme 08/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sot ka publikuar aktgjykimin e saj të plotë lidhur me situatën në Kuvend.

Në aktgjykim, Kushtetuesja thotë se deputetët duhet që brenda 12 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, dhe se, të njëjtit duhet të marrin pjesë në votim.

‘‘Në këto rrethana, deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të konstituojnë Kuvendin brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve, gjithnjë duke respektuar procedurën e përcaktuar me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit. Gjykata rikujton obligimin e deputetëve që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e tyre në votim, përkitazi me propozimet e paraqitura në bazë të Kushtetutës dhe rregullave tjera të ndërlidhura’’, thuhet në aktgjykim.

Tutje, nga Gjykata theksohet edhe se, deputetët duhet të votojnë për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, me votën ‘’për’’, ‘’kundër’’, ose, ‘’abstenim’’.

“Në këtë drejtim, Gjykata thekson se deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe votojnë për, kundër apo të abstenojnë për zgjedhjen e nënkryetarit të komunitetit Serb, në frymën e detyrimit për bashkëpunim konstruktiv në mirëbesim, i cili buron nga vetë neni 67 i Kushtetutës, dhe i cili ndërlidhet ngushtë edhe me (i) detyrimin e përcaktuar në nenin 74 të Kushtetutës, sipas të cilit deputetët e Kuvendit ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit, dhe (ii) duke pasur parasysh obligimin e përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 58 të Kushtetutës që Republika e Kosovës, siguron, në baza jodiskriminuese, që të gjitha komunitetet dhe pjesëtarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të specifikuara me këtë Kushtetutë. Njëkohësisht, një detyrim i tillë vlen edhe për grupet tjera parlamentare të cilët në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve konstruktive propozojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët bazuar në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës, po ashtu zgjedhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve (shih, Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 130),’’, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses. /GazetaExpress

Artikulli paraprakKryetarja e Herdekes, jashtë rrezikut për jetën pas sulmit me thikë
Artikulli i rradhës Studimi: Barnat për ADHD nuk rrisin rrezikun serioz për zemrën

Ju sugjerojmë

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme

Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë

21/07/2026 Lajme

69 raste me fruth që nga prilli në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

21/07/2026 Lajme

Estofex: Kosova në nivelin 3 të rrezikut për stuhi të fuqishme

21/07/2026 Lajme

Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.