Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave.
Për këtë votim, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i ka falënderuar deputetët të cilët e përkrahën projektligjin.
“Kuvendi sapo miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave. Falenderoj pa masë të gjithë deputetët që e përkrahën këtë nismë jetike për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Vitia në një status në profilin e tij në FB. /Gazeta Shneta/



