Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia shkon në QKUK për të pranuar donacionin e pecetave në Gjinekologji

Lajme 07/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Gjinekologjike Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar donacionin me peceta higjienike, nga kompania “Buterfly.

Ky donacion u realizua përmes UNFPA në Kosovë me angazhim edhe të OJQ “QIKAT”, përkrahur nga Zyra diplomatike belge në Kosovë, iniciativë e përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia,  falënderoi donatorët, duke theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka prioritet shëndetin maternal dhe se donacioni është i rëndësishëm për gratë dhe vajzat që marrin shërbime në Klinikën e Gjinekologjisë. Sipas Ministrit Vitia, do të ketë angazhim që pecetat higjienike të sigurohen në spitale dhe klinika, e pastaj në secilin institucion publik.

Julian Sassel, Shef i Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë, tregoi angazhimet që ka bërë Zyra që e udhëheqë për sigurimin e këtij donacioni dhe për përkrahjen që i ka dhënë kësaj iniciative.

Narqize Arënliu-Hoxhaj, zëvendësuese e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së falënderoi donatorët, duke shtuar se përkrahja dhe kontributi janë të çmuara dhe kanë një ndikim të madh në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së grave.

Ministrinë e Shëndetësisë dhe donatorët i falënderoi edhe Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, i cili vlerësoi lart punën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë për përmirësim të kushteve të trajtimit të pacientëve në klinikë, përderisa falënderoi edhe donatorët për këtë donacion që do të jetë i mirëseardhur për pacientet që trajtohen në këtë klinikë.

Për krejt iniciativë foli edhe Visare Mujko- Nimani, shefe e Zyrës së UNFPA në Kosovë, e cila tregoi angazhimet e vazhdueshme të UNFPA për shëndetin riprodhues dhe shëndetin e vajzave dhe grave në veçanti.

Edhe Leonita Molliqaj nga OJQ “ QIKAT”, tregoi angazhimet që kanë bërë si OJQ për të hiqet TVSH për peceta higjienike, por edhe për sigurimin e tyre në përgjithësi për të gjitha vajzat dhe gratë, duke e vlerësuar si të qëlluar dhurimin e këtij donacioni./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZatriqi thirrje grave të prekura nga kanceri për rikonstruktimin e gjirit në Kirurgjinë Plastike në QKUK
Artikulli i rradhës Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave, Vitia falënderon deputetët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.