Kuvendi i Kosovës ka votuar sot, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime, për formimin e grupit parlamentar që do të hartojë projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.
Vendimi u mor në seancën e sotme plenare dhe shënon një hap konkret drejt adresimit institucional të një prej çështjeve më të ndjeshme në shoqëri – shëndetit mendor dhe parandalimit të vetëvrasjes, shkruan Gazeta Shneta.
Grupi parlamentar pritet të angazhohet në hartimin e një kornize ligjore që do të përfshijë masa parandaluese, ndërgjegjësim publik dhe mekanizma mbështetës për personat në rrezik, si dhe për familjet e prekura./Gazeta Shneta/



