Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky çaj bimor është sekreti juaj kundër ftohjes

Jetë 31/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolla dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes luajnë një faktor pengues për gjumin por edhe për aktivitetet e përditshme. Mjekët bien dakord që lëngjet e ngrohta janë tepër të mira për të kaluar këtë fazë bllokimesh sa më lehtë që të jetë e mundur.

Disa nga bimët dhe ushqimet më të mira kundër kollës e për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes janë: xhenxhefili, trumza apo timusi, mjalti, rigoni, sherebela, limoni dhe hudhra.

Trumza apo timusi në veçanti është përdorur prej shekujsh për të kuruar çrregullimet dhe sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo lufton kollën, të ftohurën dhe është efikase kundër bronshitit.

Xhenxhefili nga ana tjetër ndihmon në shërimin e shpejtë të fytit dhe shkatërron virozat që shkaktojnë të ftohurën.

Mjalti mund të përdoret për të zbutur fytin dhe kundër kollës. Ai rekomandohet të shoqërojë çajrat bimorë në këtë stinë në vend të sheqerit i cili nxit inflamacionin në trup.

Në këtë artikull do të mësoni se si të shfrytëzoni mirësinë e trumzës dhe si ta kombinoni atë me mjaltë dhe xhenxhefil për t’u shëruar sa më parë.

Çaj Me Trumzë, Xhenxhefil, Mjaltë Dhe Limon

Ju nevojiten: 2 gota me ujë (500 ml), disa degëza trumze ose dy lugë çaji me trumzë të thatë. Trumzën e gjeni në dyqanet e erëzave.

Një copë e vogël xhenxhefili 1-2 cm (i grirë hollë, me ose pa lëkurë), 2 feta limoni, Mjaltë;

Përgatitja: Hidheni ujin në një çajnik dhe vendoseni në zjarr. Më pas merrni grimcat e vogla të xhenxhefilit dhe hidhini në ujë. Lërini të ziejnë për 10 minuta.

Nëse ju pëlqen aroma e fortë e xhenxhefilit ju mund ta lini atë të ziejë për më gjatë. Pasi e hiqni nga zjarri hidhni 2 feta limon dhe disa degëza të trumzës.

Prisni 5 minuta, kullojeni çajin dhe hidheni lëngun e ngrohtë në filxhanët e çajit. Në fund, ëmbëlsojeni atë me mjaltë. Këtë çaj mund ta pini 2 ose 3 herë në ditë kundër kollës dhe hundëve të bllokuara.

Artikulli paraprakHoroskopi, 31 mars 2019
Artikulli i rradhës E çmendur: Ja sa kushtoi kjo veshje që Loredana i bleu Hanës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.