Prezantuesja e njohur e Klan Kosovës, Genta Cana, është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Moderatorja e cila e udhëheq emisionin “Minuta e Fundit”, do të bëhet nënë së shpejti.
Genta dhe i dashuri i saj Noli, kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë, vitin e kaluar dhe tani brenda pak muajsh do të martohen.
Ndryshe, i fejurai aktual i Genta Canës, Noli, ka qenë në lidhje të gjatë dashurie me modelen e njohur Diellza Kolgecin.
Kujtojmë se edhe Diellza Kolgeci është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Ajo do ta sjellë në jetë një vazjë. Diellza është në lidhje me basketbollistin e njohur Fisnik Rugova.