Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është doktori që hoqi dorë nga statusi i veterantit dhe e ktheu prapa çertifikatën

Lajme 17/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse dita kur e mori certifikatën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte njëra nga ditët më të lumtura të jetës së tij, për shkak të kontributit në luftën e fundit, doktori nga Peja, Mazllom Smajli, ka vendosur që ta kthej prapa këtë status.

Në një letër të dërguar kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL)-së së UÇK-së, Hysni Gucati, doktori ka treguar arsyet e tij se pse e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Keqpërdorimet, njollosja e statusit, manipulime me fakte, janë vetëm disa prej arsyeve kryesore që e kanë shtyrë atë ta marrë këtë vendim.

Më tutje ai ka shkruar se kohëve të fundit jemi dëshmitar se shumë individ janë infiltruar në OVL  dhe kanë fituar statusin e veteranit të luftës, duke e kontestuar kontributin e tyre në luftë.

“I indinjuar me këto raste të cilat sa vinë e shtohen çdo ditë unë kam vendosur t’i mbrojë këto vlera. Pakënaqësitë e shumta në popull ma kanë forcuar bindjen dhe vendimin tim për distancim”, ka shkruar Smajli.

Për distanciminin nga statusi i veteranit, ka numëruar disa prej arsyet që e sollën deri te ky vendim:

– Degradim i vazhdueshëm i emrit të veteranit të luftës

– Njollosja e statusit të veteranit të luftës

– Pakënaqësitë e mëdha të shkaktuara nga pseudo – veteranët e luftës

– Shfrytëzimi i statusit të veteranit të luftës për interesa personale

– Kujdestari në përvetësimin e kontributeve të të tjerëve

– Manipulimi me të vërtetën ne formë të shkruar (kulminacioni i mashtrimit)

Thotë se sot më keqardhje dhe zemërthyer merr këtë vendim të largimit nga OVL. Ky veprim bëhet me qëllim të mbrojtjes së veteranit të luftës nga degradimi,njollosja, pakënaqësia, shfrytëzimi, përvetësimi dhe manipulimi me vlerat e luftës. Ky veprim mund të ndryshojë vetëm atëherë kur listat e veteranëve të pastrohen.

“Z. Gucati, duke besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe në organizatën e OVL, unë  mbes me shpresë se ju dhe OVL do të reflektoni nga këto pakënaqësi”, përfundon letra e doktorit pejan, Mr. Sci, dr, Mazllom Smajli.  / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakParashikimet e motit për sot, e mërkurë 17 janar
Artikulli i rradhës Gabimet e shpeshta që bëjnë prindërit për t’i ulur temperaturën fëmijës, gjëra që të gjithë duhet t’i dijnë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.