Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gabimet e shpeshta që bëjnë prindërit për t’i ulur temperaturën fëmijës, gjëra që të gjithë duhet t’i dijnë

Jetë 17/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Child thermometer
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperatura nuk është sëmundje, por kundërpërgjigjie e organizmit që tregon se dicka nuk shkon mirë, pra një shënjë me rëndësi që nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë.

Sa duhet të jetë temperatura normale? E matur nën sqetul, konsiderohet normale nga 35.8 deri në 37.2°C. Temperatura mund të pësojë disa luhatje normale.

Më e ulëta arrin midis orës 01 dhe 04, kur fëmija zgjohet mund ta ketë 36 gradë, dërsa midis orës 18 deri 20 arrin deri në 37.2. Cdo luhatje brenda këtyre shifrave, është normale.

Më i besushëm është termometri me zhivë dhe më pak të besushëm, termometrat për matje në vesh, gojë, ballë, pa takuar trupin etj. Para se të vendoset termometrin nën sqetull, kontrollohet se mos kjo zonë është e djersitur dhe mbajeni për 3-5 minuta.

Si të veprojmë kur fëmija është me tempereaturë?

Dy ndër mënyrat kryesore janë në kushte shtëpie (metoda natyrale) dhe medikamentet.

Cfarë nuk duhet të bëni?

– Mos i vishni shumë as mos i mbuloni tepër që të djersiten, djersa është armik i temperaturës.

– Mos i detyroni të qëndojnë në shtrat (fëmijët kur nuk ndihen mirë, shkojnë vetë).

– Mos i detyroni të hanë jashtë vullnetit.

– Asnjëherë mos filloni antibiotikë pa këshillën e mjekut.

– Mos e teproni me medikamente për të ulur temperaturen sa më shpejt në shifrat normale, sepse rënia me e mirë është ulja graduale.

Çlirojeni fëmijën tuaj nga veshjet e tepërta, freskoni mjedisin, bëni një dush dhe ofrojini lëngje në sasi të bollshme. Nëse do të ketë të dridhura, atëhere përkohësisht mbulojeni.

Ja si si bëhet dushi për të ulur temperaturën

Në një govatë përgatisni ujë të vakët (deri sa ta duroje brryli juaj). Po patët termometër uji, banja fillon me një gradë poshtë asaj të trupit (psh është me 40, atëhere fillohet me 39 gradë) dhe gradualisht shtohet ujë i zakonshëm në fund të govatës, deri sa temperatura e ujit të ulet në 32 gradë.

Kjo procedurë vazhdon 10 minuta. Gjatë gjithë kohës së banjës, trupi duhet të jetë i mbuluar nga uji, jashtë mbetet vetëm koka. Mbas banjës, fshihet mirë dhe matet përsëri temperatura. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakKy është doktori që hoqi dorë nga statusi i veterantit dhe e ktheu prapa çertifikatën
Artikulli i rradhës Kjo është sëmundja e cila luftohet me gjidhënie

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.