Kylie Jenner ka zbuluar emrin e vajzës së saj të porsalindur.
Në një postim të ëmbël në Instagram, 20-vjeçarja postoi një fotografi të saj duke mbajtur dorën e vajzës së saj me përshkrimin: “Stormi”, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse Kylie dhe i dashuri i saj Travis Scott kanë ende për të zbuluar arsyen pse kanë zgjedhur një emër të tillë, disa faqe interneti për emrin e foshnjave thonë se emri Stormi nënkupton “bukuri”.
Një tjetër faqe interneti thotë se Stormi nënkupton dikë që është “shpirt i lirë” dhe ka “zemër të madhe”./Gazeta Shneta/