Gjatë këtyre ditëve ishte moti me diell, megjithatë në fundjavë ka mundësi për riga lokale shiu, përcjell Gazeta Shneta.
Mëngjesi i sotëm nisi me diell, megjithatë pas mesditës pritet të ketë edhe vranësira.
Në fundjavë, gradualisht nga verilindja pritet të depërtojnë fusha jostabile me masa të ftohta ajrore, që do të sjellin mundësi për riga lokale shiu, të shtunën në mbrëmje, dhe gjatë ditës së diel.
Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e ato maksimale nga 23C deri në 24C, e ditën e diele pritet të pësojnë rënie deri në 15C.
Do të fryjë erë e lehtë juglindore 1-3m/s, ndërsa në fundjavë mesatare nga verilindja 2-8m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje mbi vlera normale.
Të shtunën pasdite dhe në mbrëmje vende-vende, priten riga lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.
Të dielën moti është më i freskët, kryesisht me vranësira, dhe vende-vende me riga lokale shiu. /Gazeta Shneta/