618 infermierë janë larguar vetëm përgjatë 2017 duke shënuar kështu një rekord të ri i cili është trefish më i lartë se i një viti më parë.
Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit tha: “Për vitin që kaloi shkuan në rreth 230. Për këtë vit ne kemi rreth 618. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania. Ajo që na shqetëson më shumë është sepse ata duan një infermier me eksperiencë”.
Shkaqet e largimit janë për një pagë dhe trajtim më të mirë, por Presidenti i Urdhrit të Infermierëve e shikon me shqetësim këtë eksod, i cili në të ardhmen mund të krijojë mangësi në sistemin shëndetësor.
Ai kërkon që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marri masa për parandalimin e këtyre largimeve masive, duke përmirësuar kushtet e punës, pagën dhe trajtimin e infermiereve./Klan TV/