Ky është rreziku nëse flini mbi nëntë orë në ditë

2017-02-23 në ora 12:14

Të fjeturit për më shumë se nëntë orë gjatë natës, mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundjen e Alzheimer’it thotë një studim i ri.

Shkencëtarët besojnë se paaftësia për të dalë nga shtrati, mund të jetë një simptom që paralajmëron ndryshime në tru.

Mirëpo, nëse i shkurtoni orët e gjumit prapë se prapë nuk ka gjasë që ta zvogëloni rrezikun nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët në Britani të Madhe, kanë zbuluar se njerëzit të cilët në mënyrë konstante flenë për më shumë se nëntë orë në ditë ishin dy herë më të prirur që të kishin Alzheimer se sa personat që flenë më pak, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.