Rënia kognitive është e pashmangshme, por disa studime sugjerojnë se disa fruta mund ta zbusin atë.
Rënia kongnitive ndodh kryesisht tek njerëzit e moshuar, pasi truri plaket, disa nga funksionet e tij fillojnë të përkeqësohen, shpesh me ritme të ndryshme te njerëz të ndryshëm, shkruan Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ka veprime që njerëzit mund të ndërmarrin për të zbutur rënien njohëse.
Një nga këto mënyra është të hani një dietë të ekuilibruar me fruta dhe perime. Nga këto fruta dhe perime, disa janë më efektive se të tjerat sipas studimeve të fundit.
Një studim, i kryer nga Universiteti i Karolinës, sugjeron se ngrënia e boronicave të egra mund të ndryshojë rënien njohëse tek individët e moshuar.
Duke publikuar gjetjet e tyre në revistën ‘Nutrition Neuroscience’, ata mblodhën të dhëna nga 86 persona të moshës 65 dhe 80 vjeç.
Ndërsa të gjithë në këtë grup të parë raportuan probleme njohëse, 43 të tjerë me sëmundje njohëse u rekrutuan gjithashtu për të vepruar si pjesë e metodës së kontrollit.
Autorja e punimit, Dr. Mary Ann Lila, tha se:
“Fitokimikatet janë komponime në bimë që zhvillohen për të mbrojtur bimën nga stresi mjedisor, kërpudhat, bakteret dhe viruset.”
“Pasi konsumohen nga njerëzit, ato na i transferojnë këto përfitime shëndetësore. Ky studimi kërkimor na tregon se fitokimikatet specifike për boronicat e egra janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.”
Studimi mund të jetë vendimtar për kërkimet e ardhshme mbi demencën, një sëmundje që merr jetën e rreth 67,000 britanikëve çdo vit dhe rreth një në tre persona të lindur sot parashikohet të preken në të ardhmen.
Megjithatë, ky nuk është i vetmi studim që ka lidhur boronicat me rrezikun e demencës.
Një studim tjetër, i kryer nga Universiteti i Cincinnati, ka parë gjithashtu efektin e boronicës në mendje.
Punimi, i botuar në revistën ‘Nutrients’, tregon se konsumi i rregullt i boronicës mund të zvogëlojë rrezikun e dikujt për demencë. /Gazeta Shneta/