Rreth 70 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me një çrregullim të gjumit.
Çrregullimet e gjumit mund të ndikojnë në rrezikun për disa gjendje shëndetësore, përfshirë demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri ka zbuluar se një ilaç që përdoret zakonisht për trajtimin e pagjumësisë jo vetëm që mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, por gjithashtu mund të mbrojë trurin nga grumbullimi i proteinës tau, sipas një modeli laboratorik me minj.
“Cilësia e dobët e gjumit dhe çrregullimet e gjumit shfaqen shpesh vite përpara se të bëhen të dukshme simptomat e tjera të demencës që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit dhe çrregullime të ngjashme,” tha Dr. David M. Holtzman, profesor i neurologjisë dhe drejtor shkencor në Qendrën për Çrregullime Neurologjike në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit për MNT.
“Kërkimet nga laboratori ynë dhe të tjerë kanë treguar se gjumi i ndërprerë rrit nivelin e pllakave të amiloidit dhe proteinës tau — dy shenja kryesore të sëmundjes së Alzheimerit,” shtoi Holtzman.
Studiuesit analizuan efektin e ilaçit për pagjumësi lemborexant (emri tregtar: Dayvigo), i cili bllokon proteinën që mban trurin zgjuar, duke ndihmuar kështu në nxitjen e gjumit të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
Ky ilaç u testua në minj që ishin gjenetikisht të predispozuar për grumbullimin e proteinës tau — një shenjë kryesore e sëmundjes Alzheimer dhe çrregullimeve të tjera neurodegjenerative.
Lemborexant parandaloi grumbullimin e proteinës tau në tru. Poashtu, reduktoi inflamacionin dhe dëmtimin e trurit, që zakonisht shkaktohet nga tau e çrregullt.
Minjtë e trajtuar me ilaç kishin 30–40% më shumë vëllim të hippokampus-it (pjesë e trurit që lidhet me kujtesën), krahasuar me ata që nuk morën ilaçin — një tregues i dëmtimit më të ulët të trurit. /Gazeta Shneta/


